Tjetër trajner në Serie A me COVID-19

0
Gjigandi

Trajneri i Parmës Roberto D’Aversa pretendon se ka qenë i infektuar me koronavirus.

Ai së bashku me Gasperinin e Atalantës dhe strategun e Fiorentinës Bepe Jakini e çojnë numrin e të prekurve me Covid-19 në futbollin italian në 8.

“Kam pasur pak temperaturë pak ditë pas ndeshjes ndaj Spalit. Unë nuk e bëra testin e koronavirusitpor por prania e tij u konfirmua vetëm në analizat e gjakut. E kam kaluar izolimin me familjen time” deklaroi Daversa.

Deklarata e D’Aversa vjen vetëm pak kohë, kur dy trajnerë të tjerë italianë, si Gasperini dhe Jakini njoftuan se ata kishin kaluar virusin, i cili shkaktoi edhe viktima të shumtë në Itali.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu