Tirron Mamusha e Leka Lila, njëri atlet e tjetri futbollist, përgatiten së bashku 

0
Gjigandi

Kur e gjitha bota po gjendet në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, gjithë kjo krizë e kaploje edhe sportin. Shumë sportistë në mënyrë individuale vazhduan stërvitjet në kushte shtëpiake që sado pak ta mbajnë formën e tyre.

Edhe sportistët në Kosove vazhduan përgatitjet e tyre.

Dy sportistët nga Gjakova, njëri atlet Tirron Mamusha dhe tjetri futbollist Leka Lila, përzgjedhën që gjatë kohës së karantinës të stërviten në stadium e Qytetit në Gjakovë.

Tirron Mamusha

RonaTyra

Tirron Mamusha është njëri ndër atletët më të mirë në Kosovë në shtigjet e gjata, ku dhe njihet për shumë suksese nëpër maratona vendore dhe ndërkombëtare, sukseset e tija të fundit ishin: në Gjysmë Maratonën Prishtina, i 7-ti dhe i pari prej vrapuesve shqiptarë, në Gjysmë Maratonën Tirana, i 4-ti dhe ne Stamboll 15 kilometra Road race i 17-ti në mesin e 39 mijë garuesve.

Leka Lila është futbollist i klubin nga Prizreni FC A&N, klub që garon në ligën e dytë dhe gjendet në vendin e parë dhe vitin tjetër pritet inkuadrimi në Ligën e Parë të Kosovës. 

Image

Leka Lila

Leka me punë dhe përkushtim po tregon suksese ku edhe synon që me klubin e tij FC A&N te arrij sa më lartë të jetë e mundur.

Dy sportistët kanë deklaruar që përgatitjet gjatë kohës së pandemisë ju kane shkuar siç e kanë planifikuar në plan-programin e tyre stërvitore, si dhe janë në formë shumë të mirë kondicionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu