Gjykata e Tiranës ka vendosur që treshja e personave te arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re të lihet në burg. Ndaj tre personave rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës. Diten e djeshme ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve, pas 3 arrestimeve të fundit të Eduard Ferhati, 27 vjeç; Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”. Me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg.