Në një njoftim të Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotaqis, ai ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Mitsotaqis e ka konsideruar këtë si një provë të miqësisë mes vendeve.
Sipas tij, duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Europian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj Mitsotaqis është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, pra Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai komentoi se kjo është një klimë pozitive dhe u kërkoi qytetarëve të vendit të tij që ta shohin atë si një bashkëpunim të ardhshëm me perspektiva të mira.