Paris Saint-Germain është shumë afër të bind Tiemoue Bakayokon që të transferohet në Parkun e Princave.
Mesfushori francez është aktualisht në huazim te Monacos nga Chelsea, derisa ka rigjetur formën e lartë që e kishte tri katër sezone më parë.
France Football raporton se PSG dëshiron të transferojë tani lojtarin, pasi e kanë vëzhguar formën e tij gjatë gjithë edicionit.
The Blues janë të gatshëm që të shesin atë, derisa kërkojnë rreth 25 milionë euro për kartonin e tij.
Skuadra londineze e kishte transferuar në vitin 2016 lojtarin pikërisht nga Monaco, mirëpo që nuk kishte arritur të gjente vetën.
Kështu, Chelsea e dërgoi në huazim te Milani, aty ku kishte një formë mesatare, mirëpo Rossonerët nuk e blenë kartonin e tij.