Thyen rregullat e karantinës për t’i prerë flokët, dënohen Sancho dhe Akanji nga Federata Gjermane e Futbollit

0
Gjigandi

Dy yjet e Borussia Dortmund janë gjobitur nga DFL.

Jadon Sancho dhe Manuel Akanji kanë pranuar nga një dënim nga DFL, për disa veprime të tyre gjatë kohës së pandemisë.

Dy lojtarët e ‘verdhezinjve’ kanë thyer rregullat e karantinimit, për të rregulluar flokët.

Kjo nuk është falur nga DFL, të cilët me anë të një komunikate kanë bërë të ditur se lojtarët do të gjobitën, por nuk kanë përmendur shuma specifike.

Katër lojtarë të tjerë të Dortmund kanë ndryshuar stilin e flokëve, por ata nuk kanë publikuar foto në rrjetet sociale, kështu, nuk ka evidenca se kanë shkelur ligjin.

RonaTyra

Akanji dhe Sancho kanë të drejtë të bëjnë ankesën e tyre për vendimin e DFL.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu