Thomas Strakosha në Premier League, gati marrëveshja me këtë klub

0
9
Gjigandi

Me një postim në Twitter, eksperti i njohur i tregut të transferimeve në futboll, Gianluca Di Marzio, sapo ka zbuluar të ardhmen e Thomas Strakosha. Portieri shqiptar me sa duket do të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Lazios sonte, para se të transferohet në Angli.

Në pritje të tij është Fulhami, klub me të cilin “gardiani” ynë kuqezi do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare. Kujtojmë se klubi në fjalë anglez sapo është ngjitur në Premier League.

Pasi refuzoi rinovimin me kryeqytetasit italianë, Strakosha i thotë lamtumirë klubit bardhekaltër, me drejtor Igli Taren. Aty ka luajtur 207 ndeshje në total (në ekipin e parë), periudhë gjatë së cilës fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Kujtojmë se Thomas ishte pjesë e ekipeve të të rinjve të Lazios që nga viti 2012. Pas disa vitesh, një eksperiencë e re shfaqet për portierin e kombëtares së Shqipërisë, në ligën më të fortë dhe të lakmuar në botë, Premier League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu