Teksa vendi po përballet me raste në rritje me koronavirus, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të rinjtë.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Manastirliu iu bën thirrje të rinjve që të tregohen më të kujdesshëm dhe të vendosin maskat, që të mbrojnë veten dhe familjarët.
MESAZHI I MANASTIRLIUT:
Sërish kam një mesazh për të rinjtë!
Tregoni ju kujdes të parët duke vendosur maskën!
Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe mbroni shokët!
😷 jote më mbron mua dhe 😷 ime të mbron ty!
Bashkë e 🤜 koronavirusin!