Terapi me videolojëra- SHBA, i nënshtrohen veteranët e luftës

0
Gjigandi

Ka një terapi të re e jo fort të zakonshme për ushtarët që kanë përjetuar tmerret e luftës, e cila duket po jep rezultat: videolojërat.

Zyrtarët amerikanë po shfrytëzojnë Adaptive Controller të Xbox për të luftuar stresin post-traumatik dhe për të reduktuar rrezikun e vetëvrasjeve. Këto lloj lojërash janë demonizuar shpesh kohët e fundit, sidomos në Shtetet e Bashkuara. Ka pasur mjaft debate për kufizimin e përdorimit të tyre, e ndërkohë, nga departamenti i çështjeve të veteranëve të luftës mbërrin nisma për ta kthyer në terapeutike përdorimin e videolojërave.

Adaptive Controller e Xbox është shpërndarë në 22 qendra deri tani të rehabilitimit të veteranëve, pasi ishin vënë re efektet pozitive të saj mbi ish ushtarakët që vuanin nga stresi post-traumatik. Duket se videolojrat arrijnë ti ndihmojnë ushtarët të kapërcejnë momentet e stresit dhe izolimit, si dhe humbjen e ndjenjës së përkatësisë. Përdorimi i konsolës dhe lidhja me shokët është provuar një ndihmë e vyer për ta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu