Ter Stegen: Nuk ka asnjë mundësi të ndodhë kjo këtë verë

0
Gjigandi

Marc André Ter Stegen dhe Barcelona janë duke diskutuar për rinovimin e kontratës.

Portieri gjerman, gjatë këtij sezoni ishte në qendër të shumë thashethemeve, për shkak të interesit që ngjall mes ekipeve më të mira në Europë. Në një intervistë për revistën “Kicker”, ai përjashton çdo mundësi për ta lënë “Camp Nou” këtë vit:

 “Nuk është e mundur për mua të largohem nga Barcelona këtë verë. Tashmë janë zhvilluar takimet e para midis agjentit tim dhe klubit për rinovimin e kontratës. Pastaj erdhi koronavirusi dhe nuk ishte më koha për të diskutuar. Në një kohë kur shumë njerëz shqetësohen për jetën e tyre, ne vendosëm t’i shtyjmë negociatat. Ndihem mirë në Barcelonë, ashtu si familja ime”.

Lidhur me rikthimin në veprim, pas pauzës mbi 2-mujore, gjermani u pajtua me pjesën tjetër të kolegëve të tij, të cilët po theksojnë intensitetin e seancave të para të stërvitjes: “Fizikisht, ne rrallëherë kemi qenë në një nivel kaq të lartë. Edhe mendërisht do të jemi shumë më të përqendruar në ndeshjet e ardhshme”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu