Ter Stegen flet për rikthimin e mundshëm te Gladbach, nuk përjashton asgjë

0
Gjigandi

Negociatat e Barcelonës me Marc-Andre ter Stegen kanë ngecur tash e disa kohë.

E ardhmja e portierit të Gjermanisë është në pikëpyetje, me kontratën e tij te Barcelona që po afrohet me fundin.

Palët kanë biseduar tash e disa kohë për rinovimin, por kërkesat e Ter Stegen duket se kanë bërë që të mos arrihet marrëveshje.

I pyetur nga fansat për të ardhmen e tij, si dhe një rikthim të mundshëm te Borussia Monchengladbach, Ter Stegen ka dhënë një përgjigje të shkurtër.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, ishte përgjigja e portierit gjerman, i cili kështu la të hapur çdo mundësi për rikthim.

RonaTyra

Ter Stegen kalonte te Barcelona pikërisht nga Gladbachu, për të fituar më pas edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Mbetet të shihet nëse Ter Stegen do të rinovojë kontratën e tij. Thuhet se ai kërkon një pagë prej 10 milionë eurove në vit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu