Tepelenë/ Plagosje, drogë dhe vjedhje, arrestohen 4 persona – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Tepelenës arrestoi në flagrancë shtetasin Eduart Sakaj, 32 vjeç, banues në Memaliaj. Sakaj ka qëlluar me thikë, për motive të dobëta E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Burime për mediat raportojnë se u arrestua gjithashtu në flagrancë Aurel Çako, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit Raimonda Barxha 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi në afërsi të banesave të tyre, nga shërbimet e policisë u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Tepelenë.
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien para përgjegjësisë të personave që kryejnë vepra penale.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin E.S, 32 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas ka qëlluar me mjet prerës, për motive të dobëta shtetasin E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.———————–U arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, për veprën penale “Vjedhje”.———————-Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit R.B., 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
Arrestimi i dy shtetasve të mësipërm u bë pasi në afërsi të banesave të tyre, nga shërbimet e policisë u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu