Ish-futbollisti serb Nikola Malbasha (43 – vjeçar) arrestohet dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Ai dyshohet se ka tentuar të vrasë një person.
Ish përfaqësuesi i Serbisë dhe Malit të Zi, u përpoq ta vriste Igor Neshkoviqin të mërkurën e kaluar, kështu raporton mediat serbe.
Në mbrëmjen e 8 korrikut, Neshkoviq u gjet në makinën e tij në Zemun me disa plagë të shkaktuar nga arma e ftohtë.
Në sezonin 2003/2004, Malbasha luajti për Partizanin në Champions League, dhe ai kishte arritur në Humska nga Hajduk Kulla.