Shpresat e Chelsea dhe Barcelonës për shërbimet e Andre Onana vazhdojnë të mbeten gjallë.
Trajneri i Ajax Amsterdam, Erik ten Hag, ka folur së fundmi lidhur me situatën e portierit të kësaj skuadre, Andre Onana.
Ten Hag ka bërë të ditur se portieri është një nga më të rëndësishmit e skuadrës dhe se dëshiron që ai të jetë pjesë e Ajax edhe pas merkatos.
Por, një ofertë e duhur nga skuadrate duhura do të shqyrtohet patjetër nga Ajax, kjo si pjesë e marrëveshjes që skuadra nga me Onana.
“Onana është shumë i rëndësishëm për ne, sigurisht, shpresoj të mos e humbim”, ka thënë Ten Hag.
“Por, ne kemi një marrëveshje nga viti i kaluar, rreth zhvillimit dhe hapave që do të marrim, nëse klubet e duhura vijnë me çmimin e duhur”, ka thënë tutje trajneri i Ajax.
Onana shihet si zëvendësuesi i duhur për Kepa Arrizabalaga, pasi ky i fundi nuk ka mbushur pritshmëritë e Lampard.
Barca po e sheh portierin si alternativë për Ter Stegen, pasi bisedimet me këtë të fundit kanë ngecur.