Telekom Albania rrit cilësinë e shërbimit, i hap rrugën gjeneratës së re 5G – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Telekom Albania merr licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz. Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela i dorëzoi sot Drejtorit të Përgjithshëm të Telekom Albania, Z. Emil Georgakiev, autorizimin mbi të drejtat e përdorimit të këtij brezi.Ky hap çel rrugën për përmirësime të mëtejshme të rrjetit dhe për zgjerimin e kapaciteteve. Abonentët do të përfitojnë rrjet më të fuqishëm, shpejtësi më të lartë interneti, mbulim me internet 4G dhe 4G+ në zona të largëta, si dhe navigim pa ndërprerje edhe në brendësi të godinave. Këto përmirësime do të ndjehen shumë shpejt në përdorim nga abonentët.Gjithashtu, brezi i frekuencave 800 MHz është brezi i fundit i gjeneratës 4G duke i hapur rrugë gjeneratës së re 5G, e cila ndër të tjera do të jetë një bazë e fortë për zhvillimin e “Internet of Things.”Z. Zela, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme investimet e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për zhvillimin e sektorit dhe ekonomisë në tërësi, shprehu angazhimin për mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtejshëm të telekomunikacionit nëpërmjet teknologjive 4G dhe në të ardhmen 5G, në funksion të shërbimeve sa më cilësore për konsumatorët.Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Telekom Albania, Z. Georgakiev, u shpreh se ky është një hap që do të japë mundësi për të ofruar shërbime më të mira për abonentët. Investime të tilla bëhen që cilësia e rrjetit të jetë në lartësinë e duhur për të përballuar zhvillimet e mëdha teknolodjike.Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën aktuale të tregut të telekomunikacionit në vend, perspektivën dhe zhvillimin e infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu