Të shtëna me armë janë dëgjuar në zonën e Komunës së Parisit pak më parë.
Sipas burimeve dyshohet për një person të vrarë në një makinë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rastin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.
Burimi: top-channel.tv