Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se disa nga bizneset e vogla me të cilët kryedemokrati Lulzim Basha ka patur takime dhe ku janë përcjellë ankesa, në fakt janë përfitues të pagave të luftës që i kanë marrë tashmë.
“Të qash e të mos qeshësh dot…”, është mbishkrimi i videos së kryeministrit.
“Faktet nuk janë opinione, shpikjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, thuhet në videon e Ramës.
Shkruar nga: top-channel.tv