Nëse shumë tifozë italianë janë gëzuar për rifillimin e kampionatit në datën 20 qershor, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për tifozët e Atalantës.
Prej kohësh ata janë shprehur hapur kundër vazhdimit të sezonit në Serinë A për shkak të numrit të madh të viktimave që shkaktoi koronavirusi në qytetin e Bergamos dhe në mbarë Italinë.
Para ambjenteve të stadiumit, ultrasit e Atalantës kanë nxjerrë një tjetër slogan kundër vendimit të qeverisë italiane për vazhdimin dhe mbylljen e rregullt të sezonit.
“Të neveritur nga një vendim absurd, ndiqni milionat dhe jo topin”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Atalantës.