Të hënën UEFA vendos edhe për Kosovën

0
Gjigandi

UEFA pritet të hënën të mbajë video-konferencën e radhës me anëtarët e saj e ku pritet të diskutohet edhe fati i ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Si shkak i pandemisë, kjo ligë nuk pritet të fillojë në muajin shtator, shkruan Olle. Gjithsesi të hënën diskutohet me federatat ndërsa vendimi përfundimtar për Ligën e Kombeve, por edhe në datat e të gjitha garave, përfshirë edhe ndeshjet e barazhit për EURO do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që mbahet me 27 maj.

Federata e Futbollit e Kosovës pas një videokonferebcë me UEFA-n pati thënë se ndeshja Maqedonia e Veriut – Kosova do të luhet në tetor ose nëntor. Data e saktë e kësaj ndeshjeje pritet të merret në fund të këtij muaji.

Ndërsa, në shortin e fundit, Kosova është në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu