Skuadra me renome e futbollit Liria nga Prizreni, që nga nesër nis përgatitjet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
“Edicioni i ri 2020/21 pritet të nis në shtator, ndërsa Liria nis të hënën me përgatitje për këtë edicion.
Drejtuesit e klubit bashkë me shtabin teknik, kanë planifikuar që të hënën në ora 17.00 të nisin përgatitjet, ku synim do të jetë kthimi në elitë.
Për këtë duhen përgatitje dhe angazhim i gjithanshëm.
Liria, në fakt gjatë tërë pjesës pranverore nuk kishte pushuar së stërvituri, duke shpresuar në një rikthim të kampionatit.
Nga data 5 korrik shtabi teknik nën drejtimin e Skender Shengylit dhe një pushim 15-të ditor, për tu rikthyer këtë të hënë me synim të qartë.
Pjesa pranverore nuk gjeti fundin në fushë ashtu siq do të duhej, shkaku i Pandemisë FFK pezulloi me 27 maj këtë pjesë.
Liria paraqiti një sërë ankesash, duke kërkuar të drejtat e saja në rrugë ligjore.
Liria, doli e hendikepuar në rrugën drejt synimit, por kjo s’do ta dekurajojë në arritjen e objektivave në edicionin e ri.
Drejtues të klubit bëjnë të ditur se krahas ruajtjes së skeletit të skuadrës, do të ketë dhe përforcime cilësore”, njofton KF Liria.