“Te Chelsea për Para? Mund të kisha shkuar në Kinë”

0
Gjigandi

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Chelseat të Londrës.

Për futbollistin që spikati në Bundesligë në radhët e Leipzigut pati interes edhe nga Liverpooli, por blutë e Londrës ishin më konkretë me ofertën e tyre.

Vetë Werner, në një prononcim të fundit, sqaroi pse vendosi të firmoste me Chelsean.

“Ishin disa klube të rëndësishme që luftonin për mua. Oferta e Chelseat ishte më e mirë për mua, për mënyrën sesi luaj dhe për për karrierën tim.”

Shumë zëra e kanë akuzuar Wernerin se u tërhoq nga paratë e manjatit rus, Abramovic, por sulmuesi kundërpërgjigjet:

RonaTyra

“Paratë kishin peshën më të vogël në vendimin tim. Në të kundërten, mund të kisha shkuar në Kinë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu