Të burgosurit në Kosovë lëvrojnë arat, mbjellin perime të ndryshme

0
Gjigandi

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend, në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, të burgosurit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme.

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, në kuadër të Njësisë Ekonomike, të burgosurit e qendrave korrektuese kanë mbjellë hapësira bujqësore me domate, patate, fasule, lakra dhe tranguj.

E gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e qendrave korrektuese dhe po udhëhiqet nga stafi i qendrave, ndërsa në aspektin profesional është duke u mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.

Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Përveç kësaj, puna e të burgosurve brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e përditshme në burg.

SHKK përmes Njësisë Ekonomike dhe aktiviteteve të saj, synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, në uljen e shpenzimeve ekonomike, e po ashtu edhe në rritjen e kualitetit dhe cilësisë së ushqimit.

RonaTyra

Tashmë ka filluar furnizimi me tranguj i kuzhinave të të gjitha institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit, ndërsa shumë shpejt do filloi furnizimi edhe me produktet tjera, siç janë domatet, patat, speca, fasule, lakra, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu