Tayna thotë se vitin e kaluar ishte pika më e ulët në jetën e saj: Kam pasur probleme personale d…

0
Tayna thotë se vitin e kaluar ishte pika më e ulët në jetën e saj: Kam pasur probleme personale d…
Gjigandi

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka qenë e ftuar këtë javë në rubrikën ’50 pyetjet e emisionit Prive’.

Ajo ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale, ku ndër të tjerash ka treguar edhe arsyen se pse vitin e kaluar ishte më pak aktive në muzikë.

Reperja nga Prizreni tha se disa probleme personale dhe shëndetësore e bën të veten, duke ia pamundësuar të jetë më shumë aktive siç ka qenë viteve të kaluara.

Foto: Tayna/Instagram

RonaTyra

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale shëndetësore”, tha Tayna.

Por e njëjta tha se një situatë e tillë nuk do të jetë e njëjtë edhe këtë vit, pasi do të publikojë shumë projekte muzikore për verën e këtij viti.

Foto: Tayna/Instagram

Po gjatë të njëjtës intervistë, reperja refuzoi t’i përgjigjej një pyetje provokuese të bërë nga gazetari në lidhje me jetën e saj seksuale.

Ajo tha se nuk do të japë përgjigje mbi temën në fjalë, për arsye se është Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

/abc24.al/

Foto: Tayna/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu