Dua Lipa duket tërheqëse në pozat e realizuara gjatë vizitës në fshat

0
Dua Lipa duket tërheqëse në pozat e realizuara gjatë vizitës në fshat
Gjigandi

Ajo aktualisht është në mes të turneut të saj të shumëpritur “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit me një fustan të tejdukshëm dhe të brendshme të zeza ndërsa shijoi një ditë pushimi të merituar pas koncertit të saj në Liverpool të premten.

Këngëtarja 26 vjeçe, u lajmërua në Instagram të shtunën për të ndarë një sërë fotografish larg skenës, duke treguar ndjenjën e saj unike të stilit, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Dua dukej tejet tërheqëse në këto fotografi, të cilat mesa duket ishin realizuar në një fshat.

Ajo thjesht i vuri titullin fotografive “Farmgirl (vajza e fermës)”.

Superylli botëror tregoi dashurinë e saj për të eksperimentuar me pamje të reja teksa e kombinoi veshjen e saj me një palë çizme prej leshi.

Ylli i lindur në Angli dukej shkëlqyese ndërsa flokët e saj brune ishin dizajnuar në stilin kaçurrela të lirshme.

Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një makijazh të lehtë, teksa mbante në dorë një çantë lëkure ku mbante gjërat e saj elementare.

Fotografitë e çuditshme vijnë pasi Dua dukej sensacionale teksa veshi një kostum të ngushtë ngjyrë vjollcë në koncertin e saj të fundit në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën.

Artistja u lajmërua për fansat e saj në Instagram për të ndarë një sërë fotografish nga koncertet e turneut të saj.

Veshja rozë e Duas kishte një printim me lule dhe një detaj me dantellë, ndërsa ajo kishte veshur edhe një palë doreza të ngjashme.

Interpretuesja e hitit “New Rules” i la flokët e saj brune binin lirshëm mbi supet e saj, ndërsa kishte vënë edhe një palë vathë argjendi.

Turneu “Future Nostalgia” u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida në janar dhe është vendosur të përfundojë në fund të vitit, në Perth të Australisë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu