Tayna duket provokuese rrugëve të Monakos, ekspozon linjat joshëse në veshjen ngjyrë rozë

0
6
Gjigandi

Reperja e njohur shqiptare, Tayna krahas angazhimeve me projekte dhe koncerte të shumta mbetet aktive edhe në rrjetet sociale.

E njohur për linjat joshëse të trupit dhe ekspozimin e tyre, reperja nga Prizreni nuk ka hezituar ta bëjë këtë sërish.

Doruntina Shala (emri i plotë) aktualisht ndodhet në Monako dhe nga atje ka sjell imazhe provokuese duke theksuar format e veshur e tëra në ngjyrë rozë.

Foto: Tayna/Instagram

Me bluzë të zbërthyer të kombimuar me pantallona të shkurtër, çantë dhe syze dielli, krijuesja e hitit “Qe qe” duke në formë të mrekullueshme.

Nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta të fansave të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, Tayna së fundmi po shijon suksesin e bashkëpunimit me Marinin “Alpha & Omega” që tashmë ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube.

Foto: Tayna/Instagram

Ndërsa, reperja ka paralajmëruar edhe projekte të tjera dhe albumin e ri që gjithashtu do të jetë i pari në karrierë.

Një tjetër bashkëpunim i Taynas është edhe ai me këngëtarin Butrint Imerin dhe reperin Mozzik që mban titullin “Pare” dhe pritet të lansohet së shpejti. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu