Taulant Balla: Propozimi për presidentin e ri të Shqipërisë, para datës 24 maj

0
Taulant Balla: Propozimi për presidentin e ri të Shqipërisë, para datës 24 maj
Gjigandi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla u shpreh sot se propozimi për emrin e presidentit ose presidentes së re të vendit do të bëhet para datës 24 maj.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla tha se sipas Kushtetutës, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri nisin jo më vonë sesa 60 ditë nga data e përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“Neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i përzgjedhjes së presidentit. Jo më vonë sesa 60 ditë nga data e përfundimit. Jo më vonë se 24 maji. Kemi ende kohë deri sa të fillojmë procedurën. Procedura merr 5 raunde votimi”, tha Balla.

Kujtojmë se mandati 5-vjecarë i Presidentit Ilir Meta përfundon në fund të korrikut të këtij viti. /abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu