Olimpic Marseilla është një nga klubet më të mëdha franceze, teksa janë të vetmit që kanë një trofe të Ligës së Kampionëve në këtë shtet.
Prej vitesh klubi nuk ndodhet në pozita të mira, kjo edhe për shkak të investimeve të mëdha që bëhen te PSG-ja, të cilët janë të vështirë për tu konkurruar. Megjithatë klubi në pronësi të Naser Al-Khelaifi, nga sezoni i ardhshëm pritet të ketë një rival shumë të fortë.
Raportohet se sheiku Al Ualed Bin Talal ka shfaqur interes për të marrë në pronësinë e tij pikërisht Marseillen, ku ka premtuar se do të bëjë investime të mëdha.
Princi i familjes mbretërore në Arabinë Saudite, që cilësohet si një nga më të pasurit në vendin e tij, ka nisur negociatat me pronarët aktualë të Marseilles dhe shumë shpejt pritet ta marrë klubin në duar e tij, për të synuar më pas edhe sukseset, që tifozëve iu kanë munguar në vitet e fundit.