Takim Putin-Erdogan mbi situatën në Siri

0
Gjigandi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me homologun rus për të diskutuar situatën në Sirinë veriore, ku Turqia është betuar të vazhdojë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë.

Presidenti turk mbërriti në Soçi në brigjet e Detit të Zi për takimin me udhëheqësin rus. Pas takimit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Presidenti rus kërkoi më shumë informacion për planet turke në rajon.

Zëdhënësi Peskov tha se Turqia duhet të marrë leje nga qeveria siriane për të dislokuar forca në territorin sirian, duke sinjalizuar se Moska shpreson që të ketë bisedime mes Turqisë dhe Sirisë lidhur me ndërhyrjen turke në Sirinë verilindore.

Turqia dërgoi trupa në Sirinë verilindore disa ditë më parë në një ofensivë për të luftuar forcat rebele kurde, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat nga rajoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu