Takaj: Nuk e zhvillojmë dot kampionatin

0
Gjigandi

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, nuk u shpreh tepër optimist, në lidhje me vendimin e marrë së fundmi, për rifillimin e kampionatit në datën 3 qershor. Në prononcimin pas mbledhjes së organizuar ditën e sotme, në ambientet e FSHF-së, Takaj, deklaroi:

“Ne kemi zbatuar ligjin, që nuk lejohet të stërvitesh, ndërkohë që disa skuadra janë stërvitur, nuk mund të merrem me ekipet kush ka bërë kush ska bërë. Janë specialistët e trajnimit ata që vendosin. Unë isha për datën 7, por u vendos data 3, megjithatë, e rëndësishme është të fillojë futbolli. Kishte nga të gjitha diskutimit. Kjo situatë do rëndojë financiarisht. Masat që janë marrë janë shtesë. Hotelet dhe mjetet e transportit janë me kosto dopio.

Këto duhet t’i paguaj klubi. Verë do jetë, kalendar i ngjeshur, të shikojmë nëse do kemi s’do kemi dëmtime. Do jetë pjesë e riskut. Nuk besoj se e kemi infrastrukturën për të zbatuar 100% masat e vendosura në protokoll. Vetëm “Air Albania” i plotëson kushtet, asnjë stadium tjetër nuk i plotëson.

Tamponet janë gjëra që nuk më takon mua por mjekët. Nëse do t’i bazohemi kushteve të marra në kampionatet e tjera, nuk e zhvillojmë dot kampionatin, ka kontrast të madh, jemi në situata të pabarabarta”, u shpreh Takaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu