Ministrja i drejtohet Ademit me një mesazh

0
Gjigandi

Ministrja e sportit, Vlora Dumoshi, i drejtohet me një mesazh urimi presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Janë bërë sot katër vite që prej pranimit të Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit FIFA.

Nga 205 delegatë në këtë kongres, Kosova kishte marr 141 vota për pranim.

Kurse, në lidhje me këtë datë ka shkruar Ministrja për Kultur, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ku postimin e saj mund ta lexoni më poshtë:

Data 13 maj 2016, është një ditë e shënuar në historinë e futbollit të Kosovës pasi rezulton me pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA. Sot është 4 vjetori i pranimit të FFK-së në organizatën kryesore të futbollit të botë dhe si datë ka një domethënie e një rëndësi për sportin e futbollit në vendin tonë.

RonaTyra

Kjo datë ka sjellë epilogun e ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, duke i dhënë një shtysë zhvillimit dhe avancimit të futbollit në vendin tonë, i cili ka qenë një sport që është kultivuar dhe ka pasur traditë ndër vite në Kosovë.

Pranimi i FFK-së në FIFA ka kurorëzuar punën dhe sakrificën e gjeneratave të tëra që kanë dhënë për zhvillimin e futbollit në Republikën e Kosovës, sport i cili nuk ka kaluar aq lehtë nëpër periudha të ndryshme kohore, gjatë rrugëtimit të tij historik deri më sot.

Nuk harrohen dot fushat e improvizuara, arat e livadhet që njerëzit e vullnetit të mirë, i kanë liruar për terrene futbolli, për t’i dhënë shpresë shoqërisë dhe qytetarëve të Kosovës për të vazhduar më tutje, për të tejkaluar çdo barrierë e sfidë, sociale, ekonomike e politike, që pa të drejtë i ishin vënë mbi qafë popullit të Kosovës, sidomos në dekadën e fundit të shekullit 20.

Organizimi dhe menaxhimi i garave të futbollit nën robëri, ka qenë një frymëzim, vullnet dhe model edhe për sferat tjera jetësore, për mos t’u dorëzuar por për të luftuar për ta ndërtuar shtetin e Kosovës, për të cilin kanë sakrifikuar jetën e tyre edhe futbollistë të shumtë për Kosovën që ne gëzojmë sot.

Një mirënjohje të veçantë për tërë ata që kanë kontribuuar për sportin e futbollit në Republikën e Kosovës në çfarëdo forme, të cilët e kanë mbajtur gjallë këtë sport në vendin tonë dhe të cilët ua mundësuar gjeneratave të reja sot që të garojnë të barabartë me qytetarët e Evropës dhe të Botës.

Ishte legjenda Fadil Vokrri, që fati deshi, e vulosi me emrin e tij ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës si një kupë fitoreje për të dhe për vendin tonë duke e bërë Kosovën anëtaren e 205-të të FIFA-s.

Kosovën e presin sfida tjera në avancimin dhe ngritjen e mëtejme të cilësisë së futbollit, përfaqësimi dhe rezultatet në garat ndërkombëtare, puna me talentet e reja në këtë sport, përmirësimi i infrastrukturës ligjore e fizike të futbollit, dhe ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do t’i qëndrojmë gjithherë përkrah Federatës së Futbollit të Kosovës me të gjitha mundësitë që kemi.

Andaj, përmes këtij mesazhi dua t’i uroj drejtuesit e FFK-së për këtë datë historike për ta, të gjithë futbollistët i përgëzoj për këtë përvjetor të pranimit në FIFA, po ashtu edhe trajnerët, punëtorët sportiv dhe gjyqtarët e futbollit.

Urime dhe gëzime përjetë anëtarësimin në FIFA duke e bërë Kosovën pjesë të familjes së madhe të futbollit botëror!, shkroi Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu