Trajneri i mirënjohur Tahir Lushtaku, ka treguar shpirtin e tij njerëzor duke dhuruar ndihmë financiare për familjen Krasniqi.
Lushtaku ka dhuruar 100 euro familjes Krasniqi për shërimin e vogëlushit Arianit, i cili është diagnostifikuar me leukemi akute limfoblastike.
Për shërimin e gjashtë vjeçarit familjes Krasniqi i duhen 300 mijë euro.
Familja Krasniqi, ka kërkuar ndihmë për shërimin e djalit të tyre, pasi që nuk kanë mundësi që të gjitha shpenzimet t’i mbulojnë vet.
Familja e tij, ka publikuar edhe xhirollogarinë bankare në rrjetin social Facebook, e po ashtu edhe dokumentet të cilat tregojnë për sëmundjen e tij.