Skënder Bruçaj kundër Fatmira Hajdarit: Ka kontribuuar në grabitjen e një prone shekullore të Komunitetit Mysliman

0
Gjigandi

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zonja Hajdari ka mungesë burimesh të ligjshme pasurie për vite me radhë.

Prej orësh Fatmira Hajdari dha llogari para KPK-së për pasurinë dhe më shumë. Një koment kundër Fatmira Hajdarit vjen nga kreu i komunitetit mysliman, Skënder Bruçaj.
“Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”, shkruan ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
“Gjatë detyrës time si kryetar i KMSH jam përballuar me një nga vendimet më të padrejta nga gjyqësori shqiptar.
Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. ÇÇshtja tani është në gjykatë të lartë dhe jam i bindur që dikur drejtësia do vendoset.
Zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vetingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtesinë absolute të Zotit.
Një këshillë për të gjithë anëtarët e sistemit gjyqësor; Të kontribuosh që të vendoset drejtësia në vend konsiderohet si adhurim si një punë shumë fisnike para Zotit, por në të njëjten kohë, kur zgjedh të bësh padrejtësi me qëllim të keq, ta dini se keni bërë një nga veprimet më të urryera nga Zoti.
Dënimi në botën tjetër është i pashmangshëm.
O ju që besuat, vazhimisht të jeni dëshmues të drejtë pë hir te Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (pë të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse Allahu di më mirë për ta.Mos ndiqni pra emocionin e ti shmangeni drejtësisë! “Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, Zoti është i njohur hollësisht për çka punoni”. (Kur`ani, Nisa: 135)”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu