Skuadrat e Superligës së Kosovës kanë shkuar në pushim prej 15 minutash, pas përfundimit të pjesëve të para.
Siç e dini, në Superligën e Kosovës janë duke u zhvilluar ndeshjet e xhiros së fundit.
Në Therandë, Ballkani dhe Drita janë duke luajtur baras 1:1.
Garë e fortë po bëhet për vendet për mbijetesë, dhe pikërisht në këto ndeshje, nuk ka pasur gola të shënuara pas pjesëve të para.
Drenica – Dukagjini, Flamurtari – Gjilani dhe Trepça ’89 – FC Prishtina, kanë shkuar me rezultat 0-0 në pushim.