Konsumimi i ushqimeve të duhura, ju ndihmon që të jeni më të shëndetshëm dhe teknikisht të jetoni më gjatë.
Në bazë të studimeve të shumta, ekziston një “super frut”, i cili zgjat jetëgjatësinë. Fruti në fjalë është avokado.
Sipas ekspertëve, një dietë e pasur me avokado si dhe aktivitetet e përditshme fizike përgjatë ditës janë çelësi i jetëgjatësisë.
Avokado ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zemrës, duke e ulur nivelin e kolestrinës së keqe në gjak.
Krahas tjerash, ky frut përmirëson tretjen, funksionimin e stomakut, si dhe organeve të tjera.