Nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit Edi Rama ne Asamblene e PS-se, ku akuzoi SPAK se nuk ka “vullnet per te kapur peshqit e medhenj”.
Sipas Vasilit, “drejtesia me regji eshte e vetmja mburoje e Rames dhe ekonomise oligarkike qeveritare”.
Postimi i plote:
SPAK boll mbylle syte ndaj Rames, ketij zgjatimi dhe gjymtyre te provuar te oligarkise!
Ekonomia shqiptare eshte e kapur per fyti nga oligarket dhe ndodhet ne intubim
Oligarkia ne Shqiperi eshte qartesisht perdoruese dhe e perdorur nga Rama dhe qeveria.
Rama-Qeveria dhe oligarkia jane si dy ene komunikuese te lidhura pazhgjidhshmerisht me njera tjetren.
Drejtesia me regji eshte e vetmja mburoje e Rames dhe ekonomise oligarkike qeveritare si dhe bunker shpetimi i saj.
Ne se SPAK-u do te ishte pa regji, do ti kishte cuar me kohe ne banken e akuzes bëmat dhe gjëmat sa nje mal si:
🚩Koncesionin e Rruges se Kombit
🚩Koncesionin e Aeroportit Nderkombetar te Rinasit
🚩Koncesionin e Aeroportit te Kukesit
🚩Aferen e depozitave te naftes ne Porto Romano
🚩Aferen e Astririt ku kilometri i Rruges shkoi 25 milion euro kilometri
🚩Rrugen Kardhiq Delvine, qe nuk mbaron kurre e nderkohe ha miliona pa mbarim.
🚩Rrugen e Arberit dhe tunelet, qe kushtojne 38 milion euro kilometri.
🚩Aferen e frikshme te Portit te Durresit te kundershtuar fort nga vete Bashkimi Europian.
🚩Aferen e Butrintit, qe nga shkaterrimi i parkut Kombetar e deri tek vete siti i cmuar arkologjik.
🚩Koncesionin e plazhit te Gjeneralit.
🚩Shitjen e ARMO per skrap.
🚩Koncesionin e CHECK UP.
🚩Prishjen e Parkut pas Universitetit te Tiranes per ndertime dhe rruge per llogari te oligarkeve, qe shkaterrojne edhe te vetmin gjelberim te mbetur ne Tirane.
🚩Katet pa leje te kullave te oligarkeve ne mes te Tiranes, kur qytetaret cohen ne polici per nje dritare apo riparim banese.
🚩Licensimin e Bankave me aksionere te regjistruar ne OFFSHORE.
🚩Aferen shume te rende te Teatrit Kombetar.
🚩Aferen e vendosjes se çmimeve te naftes dhe ushqimeve, ne pazar te hapur qeveri dhe oligarke, ku keta te fundit kane po vete monopolet e tyre te mbeshtetur nga qeveria.
🚩Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur ne to.
🚩Arbitrazhe te humbura me qindra milion euro per faj te qeverise, nje dem i pallogaritshem ky per ekonomine shqiptare.
🚩Dhjetra Ligje dhe VKM te bera me porosi te oligarkeve ku deputetet e ministrat rilindas me Ramen ne krye kane votuar ne Parlament e qeveri.
🚩Qindra milione euro te rindertimit te perdorura hapur per te blere vota.
🚩Qindra milion euro tendera sekrete te miratuara nga qeveria e tij per pandemine me cmime dhjetra here me te larta
🚩Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar boterisht, e mijra qytetareve qe humben jeten nga Covid.
Ne krye te gjithshkaje eshte vetem ai, Rama!
Rama e di kete,ndaj i ben presion SPAK- ut, qe ai te mos veproje, qe te mbylle syte,te tapose veshet dhe te lidhe duart.
Por lodhet kot.
Aferat jane kaq te medha, sa qe mbyllja e syve e SPAK-ut vetem se ja zgjat pak agonine,por nuk e shpeton dot Ramen.
Dita e gjykimit po afron.!