Kajo Myftarago, maratonisti që nuk ndalet

0
Gjigandi

Kastriot Kotoni

Kajo Myftarago njihet në mediet shqiptare si maratonisti me moshën më të madhe në Shqipëri ( tek 80-tave) i cili merr pjesë në të gjitha maratonat e vendit dhe ndërkombëtare, si ato ballkanike dhe evropiane dhe botërore. Në maratonën e fundit të zhvilluar në Tiranë ai mori pjesë si gjithmonë dhe siç shprehet ai, kjo maratonë ishte nga më të mirat në rang kombëtar , por edhe botëror e u anashkalua nga shumë medie, për të përkrahur dhe propoganduar lëvizjen olimpike në vend , por edhe në botë. Kishte një organizim të shkëlqyer, me disiplinë dhe me një investim të domosdoshëm, që nga rrethimi me kangjella i rrugëve, afrimi i trajnerëve nxitës të garës, dhe ndihma e shpejt në çdo kilometër, e mbi të gjitha kishte ujë dhe lëngje aq të domosdoshëm për çdo vrapues të garave të gjata. Ky aktivitet tregoi se Tirana ka kapacitete intelektuale e materiale për të pritur aktivitete të rangut botëror, të thotë Kajo Myftarago një maratonist me përvojë botërore.

“Po vrapove je larg duhanit dhe alkolit” kjo sentencë e Kajos është bërë moto për të gjith maratonistët shqiptar. Lëvizja olimpike në Shqipëri sipas Kajos nuk ka ecur si kudo në botë, me komitete olimpike të konsoliduara, si në organizim dhe në sponsorizim. Unë me mikun tim Koço Gaba krijuam  në vitin 2002 “Komitetin olimpik special të Shqipërisë” i cili ishte një model i përhapur nga familja e ish Presidentit Kenedi në Amerikë, për personat me aftësi të kufizuara. Nuk ishin të pakët prindër e familjar që mezi e kishin pritur këtë aktivitet, për të socializuar dhe integruar edhe këtë grup njerzish. Megjithë punën e madhe që bënte zoti Koço Gaba, për të gjetur mbështetje shtëtërore dhe private, nuk hapeshin kollaj dyert e burrokracisë dhe të korruptuarit e shihnin si një lopë për ta mjelur, me pyetjen se “çfarë fitojmë”? Në vitin 1996 pse u shpreha në një gazetë ”Se ishim më mirë kur ishim më keq”, sepse nuk ndienim dorën e shtetit për të blerë qoftë edhe një palë atlete e jo më veshje e të na jepnin sponsorizime, për akomodime e udhëtime. Ndëshkimi i regjimit të Berishës ishte i paparë, me heqje dritash një nënëje 100 vjeçare me vëllan e pushkatuar, pa asnjë dekorim dhe dëmshpërblim. Mua mu vunë në shpinë me heqje titujsh e ulje rroge. Lëvizjen olimpike kudo që kam qenë nëpër botë e shohin si një shpresë kombëtare organet shtetërore dhe sponsorët privatë. Unë kam shkuar me paratë e mia në shumë aktivitete ndërkombëtare dhe i jam mirnjohës krahas Koço Gabës, por edhe ish atletit Ramiz Laho që më ka sponsorizuar udhëtimin dhe akomodimin në hotele sipas mundësive. Kam ngritur flamurin kombëtar kuq e zi, në Itali tre herë, në Spanjë, Gjermani, Serbi, Greqi e Turqi, Angli dhe Amerikë, Kosovë e Mal të Zi, e Maqedonin e Veriut. Të shohësh se me çfarë respekti i shohin sportistët e vjetër e të rinj bota, të duket e pabesueshme, thotë Kajua.

Maratonistja më e vjetër është nga Japonia në moshën 102 vjeçare. Garat e maratonës natyrisht kanë kriteret e tyre, kanë një kohë të caktuar domethënë duhet ta mbarosh garën e 42 km dhe 195 metra në 6 orë. Unë kam arritur të dal kampion ballkani në Izmir të  Turqisë në vitin 2009, me kohën 2 orë e 46 minuta e më pas nënkapion ballkani në Greqi, kam dalë i 15-ti në rrang botëror në maratonën e Italisë në vitin 2007, shprehet Kajo Myftarago. Në jetën time edhe pse e kam filluar atletikën në moshën 14 vjeçare me ekipin e Skënderbeut në vitin 1957 e më pas me ekipin e Labinotit e më tej me ekipin e Librazhdit dhe si trajener i këtij ekipi nga iti 1983 deri në vitin 2003. Nuk e kam lënë kurrë stërvitjen atletike. Tani përgatitem për maratonën e Stambollit, në kampionatin “Ballkanik” për salla të mbyllura dhe stërvitem çdo natë në ambientet e shtëpisë, ose bëj vrapime të gjata në mbrëmje gjatë unazës së Tiranës. Unë edhe pse kam qenë me biografi të keqe në kohën e diktaturës, sepse kisha dajon të pushkatuar në vitin 1946 dhe shumë njerëz në burgjet komuniste, më dhanë mundësinë që të merresha me sport. I jam mirnjohës në jetë të jetëve, sportitistit dhe komentatorit e profesorit, Anton Mazrekut,  që si ish bashkënxënës me Enver Hoxhën në Liceun Francez të Korçës, iu lut këtij të fundit në një vizitë në shtëpi, që të më jepej mundësia që të vazhdoja sportin si një atlet me perspektivë. Enveri i thotë – Të lejohet të jetë në sport edhe në kombëtaren e atletikës pa të drejtë që të dalë jashtë shtetit. Kjo ishte një dhuratë për mua që të paktën isha krahas një montatori të mirë në Metalurgjikun e Elbasanit, kisha mundësi të stërvitesha me ekipin kombëtar të atletikës me emrat më të njohur të kohës si Belul Hatibi, Besim Bekteshi,Kujtim Bishqemi, Sabri Beleri, Theolloz Duro, me sportistët maratonist, Gëzim Dushku, Servet Abazi, Ndrek Alija, Ramiz Laho, Sejdin Çela etje.
Një përkrahje të madhe pata nga kryetari i “Federatës së atletikës” zoti Minella Kapo dhe mjeku i pasionuar i ekipit kombëtar Lluka Heqimi. Po ashtu nuk mund të le pa përmendur gazetarët Ismet Bellova, Vladimir Grillo, Çelik Petriti, Kujtim Boriçi, Magdalena Alla, Denisa Kona, Dëfrim Met’hasani të cilët i dhanë frymë lëvizjes olimpike në Shqipëri. Ata i bën jehonë sportit shqiptar që kishte rezultate të prekshme në botë. Kam miqwsi me shumë aktor e artistw të shquar shqiptar, mw preu gjunjët ikja e Koço Devoles mikut tim të pwrhershëm. Unë natyrisht kam ëndërr që të shoh atletikën si sportin më të sukseshëm në Shqipëri, si dikur në vitet 1970-1980, ku katër nga sportistët më të mir të vitit ishin nga atletika. Po atëhere do thoni ju, kishte shtet që  organizonte sportin qysh nga klasat sportive e deri në ekipet zingjir. Po atletika ka privilegje ekonomike më shumë se çdo sport, si në grup dhe si individ ndaj duhen hedhur sytë tek ajo, shikoni fenomenin Luiza Gega, që të mos ngelet një lule e vetme. Unë e shoh me sy të mirë vëmendjen e qeverisë ndaj sportit dhe jam optimist, që me provën që kaloi me organizimin e maratonës së Tiranës me parametra e standarte botërore do mirorganizojmë dhe aktivitetet e vitit 2023, meqë Tirana është shpallur kryeqyteti i sportit. Erjon Veliaj ka nevojë të hyjë edhe në historinë e lëvizjes olimpike botërore, krahas emrave shumë të njohur të elitës botërore. Po ju them se në të gjitha aktivitetet ku kam marrë pjesë nëpër botë, politikanët si president e kryetar partish e kryetar bashkish ndihen të privilegjuar që të hapin këtë aktivitet, po ashtu shumë aktorë të hollivudit e këngëtarë, e sportistë të nivelit botëror marrin pjesë në maratona.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu