Stresi reagon pas raportimeve se është në një romancë të re dashurie: Realisht, jam i lidhur me s…

0
Stresi reagon pas raportimeve se është në një romancë të re dashurie: Realisht, jam i lidhur me s…
Gjigandi

Arkimed Lushaj – Stresi ka bërë që edhe këtë herë të komentohet për jetën personale.

Një fotografi e publikuar në InstaStory dhe një status që kishte të bënte me të shkuarën, bëri që të kuptohet se ka nisur një romancë të re dashurie.

Megjithatë, ai ka demantuar menjëherë lajmet përmes disa videove që ka shpërndarë në InstaStory.

Ai thotë se nuk është i lidhur me vajzën në fjalë, por që njëkohësisht është i lidhur me shumë femra.

RonaTyra

“Kam parë shumë video, fotografi, spekulime. Unë nuk jam i lidhur me askënd, as me atë vajzë që keni parë në video. Jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që t’i heqim këto aludimet. Vazhdojmë jetën personale, çdo kush jetën e vet personale”, u shpreh ai.

“Të fala të gjithave ish-partnereve të mia, edhe këto që kam do t’iu qoj të fala vitin tjetër. Të mos spekulojmë më, është ajo është kjo”, tha më tej artisti.

I njëjti ndërkaq prej vitesh ka qenë i përfolur për lidhjen me Keisen, me të cilën është i martuar ligjërisht.

/abc24.al/

Foto: Screenshot/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu