Strakosha: Barazimi me Atalantan ishte pika kthyese e sezonit të Lazio

0
4
Gjigandi

Thomas Strakosha bërë një analizë mbi sezonin e Lazios.

Lazio ishte një nga skuadrat më të mira të këtij sezoni në Serie A, duke mbajtur edhe pozitën e dytë në tabelë aktualisht.

Skuadra nga kryeqyteti italian ishte gati për befasinë e këtij viti, të paktën deri para suspendimit të futbollit.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili aktivizohet pikërisht me Lazio, ka treguar se cila ishte pika kthyese e sezonit, që i dha të mbarën skuadrës së tij.

“Pika kthyese ishte ndeshja kundër Atalanta, në tetor, në ‘Stadio Olimpico’”, ka thënë Strakosha.

“Ne ishim në disavantazh 3:0 pas pjesës së parë, por arritëm që të kompletojmë një rikthim në 3:3”, shtoi anëtari i kombëtares së Shqipërisë.

“Këtu e kuptuam se ne kemi aftësi që të bëjmë shumë”, ishin fjalët e Thomas Strakoshës.

Strakosha ka qenë i padiskutueshëm në portën e Lazio. Madje, paraqitjet e tij morën vëmendje edhe nga Premierliga, ku skuadra e Totenham ishte ajo që lidhej me transferimin e mundshëm të gardianit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu