Trepça ‘89 ka konfirmuar të gjitha testet

0
Gjigandi

Trepça ‘89 ka konfirmuar se të gjithë testet për koronavirus ndaj futbollistëve dhe stafit të tij kanë dalë negative.

Lojtarët dhe stafi i klubit nga Mitrovica u testuan dje, ndërsa rezultatet e ardhura sot tregojnë se nuk ka asnjë te prekur me koronavirus në Riza Lushta.

Trepça ’89, si të gjitha klubet e Ipko Superligës së Kosovës, i nisi përgatitjet për rifillimin e sezonit në fillim të kësaj jave.

Lojtarët e Superligës nuk u testuan deri gati një javë pas rifillimit të stërvitjeve dhe vetëm pasi lojtari i Dritës, Izair Emini rezultoi pozitiv me Covid-19.

“KF Trepça’89 kalon me sukses testet për virusin “Covid 19”. Klubi jonë sot mori lajmin e mirë sepse sot dolën testet për “Covid 19”, ku të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit rezultuan negativ ndaj virusit”, shkruhet në njoftimin e klubit mitrovicas.

RonaTyra

Trepça ’89 do të luftojë për mbijetesë në ligën elitare kosovare kur sezonit të rifillojë në fillim të qershorit.

Skuadra mitrovicasve i ka 26 pikë në vendin e nëntë, dy më pak se vendi që siguron qëndrimin në elitë, i cili mbahet nga Flamurtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu