Starliner i Boeing për herë të parë arrin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

0
8
Gjigandi

Një kapsulë e re pa pilot Starliner i Boeingut u ul mbrëmë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), pas një fluturimi të suksesshëm testues, ku në të ardhmen pritet të transportojë astronautë dhe furnizime për ISS-in.

Pas një dite të plotë fluturimi, anija pa pilot u ankorua rreth 400 kilometra mbi Tokë.

Ai bartte rreth 225 kilogramë pajisje të ekuipazhit të NASA-s dhe më shumë se 130 kilogramë ngarkesa të Boeing.

Një fluturim i suksesshëm ishte një provë për Starliner, i cili në të kaluatën kishte hasue në vështërësi. Për shkak të një sërë problemesh, projekti filloi dy vjet me vonesë se sa ishte planifikuar.

Boeing planifikon të përdorë Starliner për të transportuar astronautët në ISS, si një alternativë ndaj kapsulës së Crew Dragon të SpaceX.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu