‘Sportstke Novosti’ i lë pa fjalë të gjithë për shqiptarin e Kosovës 

0
Gjigandi

Ardian Kozniku është shumë i vlerësuar në futbollin kroat, sidomos në skuadrën me renome Hajduku nga Spliti.
Gazeta e njohur kroate “Sportske Novosti” hodhi një shkrim si bombë, i lë të gjithë pa fjalë se çfarë shkruan për Koznikun, legjendën e futbollit të Kosovës.  

“Ardian Kozniku është golashënuesi i parë më i mirë i Hajdukut në kampionatin e parë kroat.

Ai fitoi titullin e shënuesit më të mirë në edicionin e parë të HNL dhe më vonë mori edhe nënshtetësinë kroate, por bashkohet edhe me Flamurin e atdheut të tij, Kosovën.

Pas Koznikut, Hajduku priti 25 vjet që të ketë një sulmues që të bëhej golashënuesi më i mirë në HNL dhe është hungarezi Marko Futacs, që pati sukses para tre vjetësh. 

Ai pushtoi ligën me 18 gola, por në dy ndeshjet e fundit kishte shënuar edhe gjashtë gola ndaj Interit dhe Slaven Belupo”, shkruan gazeta kroate. 

RonaTyra

“Koznik dhe Futacs ishin golashënuesit më të mirë të ligës, duke tërhequr vëmendjen kryesisht me performancën e tyre. 
Sidomos Kozniku, me të cilin Hajduk fitoi titullin 28 vjet më parë”, shkruan mes të tjerash gazeta kroate. Duhet kujtuar se Kozniku ka shënuar 12 gola në kampionatin e parë kroat dhe u shpall shënuesi më i mirë atëkohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu