Ish-sulmuesi i Bayern shpjegon pse Werner do të ketë sukses te Chelsea

0
Gjigandi

Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Alan McInally, është i bindur se Timo Werner do të ketë sukses te Chelsea.

Ylli i Leipzig pritet të transferohet në Stamford Bridge këtë verë.

“Ai është një lojtar shumë i mirë dhe 54 milionë euro në futbollin e sotëm është një çmim shumë i mirë për një lojtar që ka shumë potencial”, ka thënë ai për Sky Sports.

“Chelsea ka shumë lojtarë të rinj të mirë, por nuk besoj se Werner do të ketë vështirësi që të përshtatet. Chelsea duhet të vendosë vetëm se kush do të luajë në krah të tij. Mendoja se do të shkonte te Liverpool-i, për shkak të lidhjes gjermane”.

“Leipzig i dha më shumë përgjegjësi në këtë sezon dhe ai u përgjigj në mënyrën e duhur. Shpesh ka luajtur si numër 10, duke treguar se mund të mbulojë disa pozicione në sulm”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu