Sportisti i madh planifikon dasmën me vajzën e një miliarderi

0
Gjigandi

David Beckham ka qenë një nga futbollistët më të dashur për femrat. Anglezi konsiderohej si më i bukuri, ndërkohë që shpesh pushtonte faqet e para të gazetave. Tani është koha e djalit të tij, Brooklyn, të jetë në qendër të vëmendjes.

Ai pritet që të martohet me një modele dhe aktore amerikane.

Bëhet fjalë për Nicola Peltz, e cila është e bija e një biznesmeni miliarder (Nelson Peltz) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çifti është i lidhur që prej nëntorit të vitit 2019 dhe në postimet e tyre në rrjete sociale tregojnë se janë shumë të dashuruar mes tyre. Më 11 korrik ata kanë njoftuar fejesën e tyre dhe tashmë po planifikojnë dasmën, ku sigurisht nuk do të mungojnë shumë personazhe të njohura të botës së artit dhe sportit, transmeton abcnews.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu