Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, pohoi në “Ilva Now” se lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jetë tërësisht e pastër. Ajo tha se beteja kryesore e PS-së është të zgjedhë emra, të cilët kanë dhënë kontribut në shoqërinë shqiptare.
“Ne nuk jemi as polic, as prokuroria, dhe besoj se kjo pyetje mund t’u bëhet të gjitha partive politike. Por ne kemi vullneti për të respektuar këtë parim. Kemi shkuar më tej që kemi krijuar filtra të tillë, ne i kontrollojmë rekordet kriminale dhe e kemi çuar filtrin kontrollues shumë thellë. Ne do të verifikojmë me të gjitha mjetet, dhe të jeni të sigurt se lista jonë të jetë qelibar, por kjo është minimumi. Ne pretendojmë qe të kemi njerëz që kanë dhënë kontribut. Ne e kemi të gjitha potencialin, dhe kjo listë do të jetë e panjollë”, tha ajo.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti ministren nëse ka apo jo pakënaqësira për qeverisjen e PS-së, znj. Spiropali dha këtë përgjigje:
“Jemi në vitin e shtatë të qeverisjes. Sigurisht që çdo qeveri dhe mazhorancë e konsideron konsumin si faktor, por besojmë se reformat që kemi ndërmarrë në mandatin e dytë, kanë dhënë rezultatet e tyre. Kemi konsoliduar shtetin, konsoliduam rendin, rritëm eksportet me më shumë se 3-fish. Ndërtimuan akseve kryesore. Pra, Shqipëria i është rikthyer punës”, shtoi ajo.