Mirmëngjes nga Stambolli, shkruan presidenti Ilir Meta, në rrjetet sociale, krahas fotos që ka shkrepur sot në Stamboll të Turqisë.
I buzëqeshur dhe me qetësinë që e karakterizon, Meta duket se do ta ndjekë nga larg procesin e votimit për Presidentin e ri, kur në kuvend pritet të depozitohet sot emri i gjeneralit Bajram Begaj, që u propozua nga socialistët një ditë më parë.
Në Turqi, një ditë më parë, presidenti Meta takoi kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.
“Theksuam nevojën e forcimit të lidhjeve tradicionale historike e kulturore mes vendeve dhe qyteteve tona, si dhe shprehëm përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave të demokracisë. E inkurajova z.Imamoglu për forcimin e lidhjeve të Stambollit me bashkitë shqiptare dhe e ftova për një vizitë të afërt në Tiranë, ftesë të cilën e mirëpriti me kënaqësi”,
tha Meta pas takimit.
Në 24 korrik, Meta pritet të dorëzojë detyrën dhe me shumë mundësi, vendin e tij do ta zërë Begaj. Sot në raundin e katërt të procesin për zgjedhjen e Presidentit duhen vetëm 71 vota, që socialistët I kanë, që do të thotë se nga kjo e shtunë, vendi do të njohë kreun e ri të shtetit.