Sot mund të vendoset për fatin e Superligës së Kosovës

0
Gjigandi

 

Kanë kaluar pothuajse dy muaj nga vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës për pezullimin e të gjitha aktivtiteve sportive në Kosovë, shkaku i pandemisë COVID-19, i njohur ndryshe si koronavirus.

Derisa kanë kaluar dy muaj prej pezullimit të futbollit, shumë shtete në Evropë dhe botë kanë nisur t’i lehtësojnë masat dhe të caktojnë data për rifillimin e kampionatit të futbollit.

Disa shtete si Belgjika, Franca, Gjibraltari dhe Holanda e kanë përfunduar edicionin aktual, derisa shumica tjetër shpreson në vazhdimin e tij.

Në Kosovë, ende nuk ka ndonjë datë zyrtare për rikthimin e skuadrave në stërvitje, ndonëse disa prej tyre kanë nisur që në mënyrë të fshehtë të stërvisin në grupe të vogla.

RonaTyra

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik pritet të vendosin fatin e kampionatit të futbollit.

Saktësisht, sot mund të dihet se kur skuadrat mund t’i kthehen fushës së gjelbër, derisa opsion mund të jetë edhe përfundimi i edicionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu