Komisioni i Rithemelimit mbledh sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin të shtunën Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.
Përmes një mesazhi dërguar çdo deputeti të Partisë Demokratike, Komisioni i ka kujtuar gjithsecilit se janë delegatë të Kuvendit ndaj edhe kanë të printuar mandatin. Por pavarësisht kësaj ftese, të kontaktuar nga ABC shumë prej deputetëve të grupit parlamentar që nuk i janë bashkuar aksionit të Berishës duket se do ta bojkotojnë Kuvendin.
Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët.
ACB ka zbardhur emrat e 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, që do të jenë shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike pas vitit 2013, si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Bleona Qerreti, Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, gazetarët Floriana Garo, Fjoralba Dizdari, Patrik Sadikaj.
Në listë vërehet rikthimi i Arben Imamit, apo edhe një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja. Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.
Mesazhi i djeshëm i PD:
I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,
Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!
Lista