“Pushtove selinë e PD”, Alibeaj e Berisha ‘përplasen’ për vendimin e Gjykatës

0
“Pushtove selinë e PD”, Alibeaj e Berisha ‘përplasen’ për vendimin e Gjykatës
Gjigandi

Është shoqëruar me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD. Ndërsa kërkoi dorëheqjen e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ish kryeministri Berisha e akuzoi atë se ka humbur besimin e demokratëve duke cuar PD në Gjykatë.

Në përgjigje ndaj ish kryeministrit, Alibeaj shprehu bindjen se Apeli do të zhbëjë atë vendimmarrje që sipas tij u mor nga gjyqtari në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit.

Ndër të tjera kreu i grupit parlamentar u shpreh se vendimi i dhënë nga gjyqtari Zhukri nuk është i formës së prerë. “Ti pushtove seline e PD, do qe te hiqesh si triumfator” iu drejtua Alibeaj ish-kryeministrit Berisha.

Në replikë të ashpër me të, Berisha akuzoi Alibeaj se po punon kundër PD dhe për interes të Lulzim Bashës.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama. Bashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si te deputetëve për të zhbërë në një periudhë të shkurtër përcarje. Nuk erdhëm si pushtues, të dhash dorën kur erdhëm.”

RonaTyra

mësohet të jetë shprehur Berisha.

Sakaq Alibeaj argumentoi edhe një herë vendimin për të apeluar në Gjykatë verdiktin e gjyqtarit Agron Zhukri, për të cilin tha se është i paligjshëm.

“Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë  s’e kam bërë me titull personal ankimin. Unë mendoj se  vendimi gjykatës është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari  atë vendim.”

– tha Alibeaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu