Berisha i kërkoi dorëheqjen, i përgjigjet Alibeaj: Pushtove selinë, do të hiqesh si triumfator

0
4
Gjigandi

E keni menduar ndonjëherë si duket një lëkurë e pashëndetshme? Ndoshta e imagjinoni si me shumë yndyrë, shumë më të thatë se lëkura e zakonshme ose me një ngjyrë tjetër. Në fakt jo! Ka ca shenja të tjera që jep lëkura për të treguar se ndoshta diçka nuk shkon ose mungon në trupin tuaj.

Lëkurë pjesërisht e thatë

Ju mund ta dini se si është: copëza të vogla të lëkurës thahen dhe ndonjëherë mjafton vetëm kremi ose balsami për ta përmirësuar atë. Megjithatë, kjo mund të jetë një shenjë shqetësuese për lëkurën tuaj. Ndërsa ju e dini se lëkura duhet të jetë më e hidratuar, përdorimi i një kremi të fortë mund ta bëjë më keq.

Disa kremëra që nuk futen në lëkurë qëndrojnë sipër dhe bllokojnë poret tuaja duke u tharë jashtë lëkurës dhe prishin ciklin natyror hidratues të lëkurës. Po ashtu lëkura e thatë mund të jetë një reflektim i shëndetit tuaj dhe asaj që ju hani. Nëse lëkura e thatë është kronike, ajo mund të jetë dhe një ekzemë ose dermatit kështu që është mirë të lini një takim me një dermatolog.

Rrathët e zinj të syve

Kjo nuk ndodh vetëm në rastet kur bëni gjumë të keq. Kjo mund të ndodh edhe sepse lëkura që është poshtë syve është shumë e hollë dhe tregon gjakun që qarkullon nën lëkurë. Nëse ata do të jenë dhe të fryrë, rrathët poshtë syve do të bëhen akoma më të errët. Kalimi i moshës dhe kujdesi i pakët i lëkurës mund të bëjë që ajo të jetë më e hollë dhe të kërkojë më shumë kujdes.

Lodhja shkakton rritjen e sasisë së kortizolit në trup i cili nxit pompimin e gjakut në trup dhe përkeqëson rrathët e syve. Sigurohuni të jeni të hidratuar, të pakësoni përdorimin e kripës dhe t’i kushtoni më shumë mundësi cilësisë së gjumit. Keni nevojë të qëtësoni veten për të ulur sasinë e kortizolit në trup ose të përdorni krem për sytë me vitaminë E.

Buzët e plasaritura

Nëse lëkura juaj është natyrshëm e thatë mund të ketë edhe mungesë të vitaminës B sidomos në buzët e plasaritura. Në këtë rast duhet të përpiqeni që ta rrisni përdorimin e sasisë së vitaminës B duke përdorur produktet e qumështit, vezët, mishin pa dhjamë, perimet me gjethe jeshile, fasulet dhe arrat.

Shenjat e tjera shqetësuese

Këtu mund të përfshihen alergjitë e ndryshme, për shembull nëse keni përdorur një produkt të ri. Në këtë rast mund të merrni kortizol nga goja pas konsultës me mjekun nëse jeni të prirur nga alergjitë dhe pickimi i insekteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu