Vodhën “Audin” dhe “BMW” në Lushnje, policia arreston dhe autorin e dytë

0
Vodhën “Audin” dhe “BMW” në Lushnje, policia arreston dhe autorin e dytë
Gjigandi

Është arrestuar dhe autori i dytë i vjedhjes së dy automjeteve luksoze në Lushnje.

Policia bën me dije se vëtëm pak ditë pas vjedhjes së makinave është arrestuar edhe autori i dytë i identifikuar si A. Gj.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni policor i koduar “Makinat luksoze”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të pronës, si edhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, finalizuan operacion policor të koduar “Makinat luksoze”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. D., 38 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Dimal.”-

njofton policia.

RonaTyra

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se 38-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë i ndaluar nga Policia, më datë 19.10.2020, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi I. Gj.

38-vjeçari së bashku me 30-vjeçarin kanë vjedhur edhe dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së automjetit tip “BMË”, në Rrogozhinë, në datë 17.10.2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu